Në artikull trajtohet tregtia ndërmjet Republikës së Raguzës dhe trojeve arbërore gjatë Mesjetës. Artikulli paraqet një sërë çështjesh në lidhje me këtë tematikë. Pjesa e parë është konceptuar si hyrje. Në pjesën e dytë jepen të dhëna në lidhje me rrugët tregtare, kurse pjesa e tretë merr në shqyrtim marrëdhëniet tregtare dhe marrëveshjet e ndryshme ndërmjet Raguzës dhe sunduesve arbërorë. Pjesa qendrore e artikullit hedh dritë jo vetëm mbi llojet e mallrave që shkëmbeheshin nëpërmjet këtyre dy vendeve, por edhe qytetet dhe tregjet lokale, të cilat merreshin me prodhimin e mallrave dhe shërbimin për tregtimin e tyre. Artikulli bazohet qoftë në punime të autorëve të ndryshëm, qoftë në dokumente arkivore, të cilat zënë këtu një vend parësor.
Discussion(0)
No comments yet. Be the first to comment.