Lezha shtrihet në veriperëndim të Shqipërisë midis ultësirës sëShkodrës dhe Bregut të Mates. Vendndodhja e saj midis kryeqytetit tëvendit, Tiranës (rreth 55 km larg) dhe qytetit më të madh verior,Shkodrës (rreth 35 km larg) e bëjnë atë sot një qendër të rëndësishmetransite. Qyteti, i cili në pamje të parë duket i ri, është shumë i lashtë,madje edhe në periudhatprehistorike janë gjeturgjurmë banimi. Në Antikitet,Lezhën e quanin Lissos nëperiudhën helene, dhe Lissusnë periudhën romake.Sipër këtij qyteti qëndronkështjella, e cila ngrihetmbi një kodër shkëmbore tëlartë 200 m me formëkatërkëndëshe. Kjo kështjellëështë shumë e vjetër. Lezhapra, është një ndër qytetet mëtë lashta të trojeve shqiptareqë ka mbijetuar dhe ka vazhdimësi deri në ditët tona. Nën të, pranë lumitDrin fillon e shtrihet qyteti, i cili sot është zmadhuar me lagje të reja dhe ika kaluar shumë përmasat që ka pasur në gjysmën e shek. XX. Kjoshtrirje e qytetit ka ndodhur shumë shpejt sidomos në 30 vjetët e fundit.Në këtë artikull do të bëhet fjalë për historinë e qytetit në Antikitetdhe do të përdoret kryesisht emri “Lisos”, për periudhën helene, dhe“Lisus” për periudhën romake. Për këto jam bazuar qoftë në të dhëna qëmunda të gjej tek autorë të ndryshëm, si të huaj ashtu edhe vendas, qoftënë punime arkeologjike, të cilat e plotësojnë kuadrin historik. Autorët,tek veprat e të cilëve përmendet Lezha, janë të shumtë por më poshtë popërmend vetëm disa prej tyre.
Discussion(0)
No comments yet. Be the first to comment.