Përpjekjet e para të Balshës III dhe të nënës së tij, Helenës, për marrjen e Shkodrës me rrethina në fillim të shek. XV — Edmond Malaj (2024) | RDL Network
Në artikullin e mëposhtëm paraqitet një pjesë e shkurtër e historisë së Shkodrës mesjetare, që ka të bëjë me kalimin e këtij qyteti me rrethina nën sundimin venedikas, të realizuar nga vetë Gjergj II Strazimir Balsha dhe më pas, përpjekjet që bënë qoftë Gjergji vetë, qoftë i biri i Gjergjit, Balsha III me të ëmën, Helena Balshën, për rivendosjen nën sundimin e tyre të këtyre trojeve. Përpjekjet e Balshës përqendrohen në dy pika kulminante që janë: 1. kryengritjet ndaj venedikasve dhe lufta e Balshës III gjatë viteve 1404-1405, e cila në disa studime njihet edhe si Lufta e Parë e Balshës III për Shkodrën dhe 2. ngjarjet e vitit 1418, gjatë të cilave Balsha III me të ëmën përpiqen sërish që t’ua marrin Shkodrën venedikasve. Këto ngjarje hasen edhe me përcaktimin si Lufta e Dytë e Balshës III për marrjen e Shkodrës. Artikulli i mëposhtëm ka si objekt studimi pikërisht ngjarjet e viteve 1404-1405 dhe ka si kornizë kohore periudhën nga viti 1392, kur Gjergj II Strazimir Balsha detyrohet t’ua lëshojë turqve përkohësisht Shkodrën dhe Ulqinin, e vazhdon deri në vitin 1411, kur Balsha III bën paqe me venedikasit, pasi shuhen kryengritjet dhe përpjekjet e tij për të marrë Shkodrën me rrethina.
Discussion(0)
No comments yet. Be the first to comment.