Botimet e Akademisë së Studimeve Albanologjike me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu — Edmond Malaj (2024) | RDL Network
Akademia e Studimeve Albanologjike gjatë vitit 2018, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ndërmori nismën e botimit të një kolane veprash për t’u ofruar njerëzve të kulturës e të shkencës, studentëve, nxënësve e publikut të gjerë, dëshmi historike autentike e studime serioze mbi Epokën e Skënderbeut dhe mbi figurën e tij. Projekti u realizua në një hark kohor prej disa vitesh nga një grup studiuesish kryesisht të Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe përbëhet nga monografi, vëllime dokumentesh, përmbledhje studimesh dhe përkthime veprash për Skënderbeun dhe për Mesjetën në trojet arbërore. Ky projekt përbëhet nga titujt si më poshtë.
Discussion(0)
No comments yet. Be the first to comment.