Raguza në Mesjetë ishte një vend i zhvilluar dhe aty, si zanatçi nuk mund të integroheshe lehtësisht, nëse nuk ishe i aftë. Raguza kishte nevojë për tregtarë e mjeshtër të specializuar dhe forca punëtore të afta, si p. sh. muratorë të mirë, ndërtues e bojaxhi anijesh të zotë, si dhe mjekë, farmacistë apo specialistë të fushave të tjera, të cilët ishin të mirëpritur në qytet dhe nganjëherë ftoheshin nga vetë qyteti, nëse shihej e arsyeshme.
Discussion(0)
No comments yet. Be the first to comment.