Gjatë hulumtimit tonë rreth pranisë së klerikëve shqiptarë në Raguzëgjatë Mesjetës nëpër studime dhe dokumente na paraqitet një person iquajtur Marinus de Dulcinio, i cili rezulton i pranishëm që në vitin 1352në Dubrovnik.Më vonë kemi akoma edhe një person tjetër po me këtë emër,Marinus de Dulcinio që nuk mund të jetë i njëjti person me atë të parin.Marinus de Dulcinio (i dytë) përmendet në vitin 1380-92 si banues nëDubrovnik. Ky duhet të ketë qenë me siguri kryeipeshkvi i mëvonshëm iTivarit, i cili ishte në krye të kësaj kryeipeshkvie nga viti 1396 deri nëvitin 1420 për të cilin po japim disa të dhëna biografike. Vitin e tij tëlindjes nuk e dimë dhe nuk dimë asgjë rreth rinisë dhe formimit të tijklerikal. Të dhënat rreth tij fillojnë me hyrjen në shërbimin diplomatikpër Balshajt.
Discussion(0)
No comments yet. Be the first to comment.